Flash News

KRYESORE

I përfundon mandati në janar, por Donald Lu s’largohet nga Shqipëria: Kemi akoma shumë për të bërë

I përfundon mandati në janar, por Donald Lu s’largohet nga

Deklarata e ambasadorit amerikan për “4 klanet dhe 20 familjet të inkriminuara” bëri bujë në mbarë opinionin publik.

I pyetur nga News 24 për përfundimin e mandatit të tij, Donald Lu është shprehur se nuk do të largohet në janar të 2018-s, por do të qëndrojë deri në verë, pasi sipas tij ka akoma shumë punë për të bërë. Ai është shprehur se do të kërkojë zgjatjen e mandatit si kryediplomat në Shqipëri. Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu u shpreh se i ka bërë një kërkesë  DASH që ta shtyjë misionin e tij deri në verën e 2018-s.

“Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku”, është shprehur Lu, duke treguar në këtë mënyrë se nuk dorëzohet lehtë, dhe se mbetet akoma shumë për t’u bërë.

 

Të fundit