Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Hajdari: Asgjë konkrete, ngeci tek numërimi biometrik

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën

Ka përfunduar mbledhja 3 orëshe e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore në të cilën morën pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore. Në një komunikim për mediat deputetja e opozitës, Rudina Hajdari u shpreh se në takimin e sotëm nuk u arrit asgjë konkrete për shkak të disa kontradiktave për numërimin biometrik.

“Nuk pati diçka konkrete. Ngeci tek fakti që numërimi biometrik të shtrihet në të gjithë vendin. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve të ODIHRIT dhe pati një dakordësi për këtë gjë. Jemi të kënaqur që sistemi danez do të trajtohet nesër, ose më pas.

Mendoj se ndryshimi i sistemit apo hapja e listave duhen të jenë çështja kryesore e trajtimit sepse përndryshe ne po bejmë vetëm disa arnime të sistemit dhe jo reformë.

Unë do të mbetem besnike e qytetarit që ka nevojë të prezantohet në mënyrë të denjë dhe ishte një hap i mirë të propozimi i bërë nga ambasada amerikane për një sistem danez”, ka thënë Hajdari.

Të fundit