Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Balla: Nga sot, nisim një fushatë kombëtare për zgjedhjet vendore

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Balla: Nga sot, nisim

Ka zgjatur më shumë se një orë mbledhja e Kryesisë së PS, pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh për mediat se një nga vendimet e kësaj mbledhje kishte në fokus nisjen e një fushate të re për anëtarësime në PS, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

“Prej sot, nisim një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në PS, që të bëjmë një riorganizim më të mirë strukturor në gjithë territorin në përgatitje të zgjedhjeve të reja vendore. Do jemi fokusuar në një proces të hollësishëm dëgjesash, ku përfaqësuesit vendor do të rikthehen sipas kësaj fushate ne çdo cep e fshat për të dëgjuar hallet e njerëzve”, u shpreh Balla, i cili tha se PS është e hapur për çdo dialog konstruktiv me opozitën.

Të fundit