Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja/ Tre vendimet që u morën nga PD-LSI; tjetër protestë kombëtare të hënën

Përfundon mbledhja/ Tre vendimet që u morën nga PD-LSI;

Ka përfunduar mbledhja e drejtuesve të PD dhe LSI, pas protestës së nisur që pasditen e djeshme përpara Kryeministrisë.

Tre vendime të rëndësishme janë marrë në mbledhjen e opozitës.

Zyrtarët e opozitës do të nisen menjëherë për në Spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shendetësore të Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së. Dollapi u arrestua dhunshëm nga policia, ndërkohë që policia nuk po lejon as familjarët dhe Avokaten e Popullit për ta vizituar.

Vendimi i dytë është protesta që do të zhvillohet sot, në orën 11, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar.

Vendimi i tretë dhe më i rëndësishmi është protesta kombëtare që do të zhvillohet nesër, më 13 maj, për të kërkuar sërish largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta do të zhvillohet sërish pasdite, në orën 18:30.

Sa i përket protestës që nisi pasditen e 11 majit dhe vijoi deri në orët e para të 12 majit, nuk ka ende informacion zyrtar për personat e shoqëruar, por burimet flasin për një shifër që varjon nga 50 deri në 100 qytetarë të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariate.

Të fundit