Flash News

KRYESORE

Përfundon me sukses “operacioni” Milan-Juve, bien dakrod për Higuain dhe shkëmbimin Bonucci-Caldara

Përfundon me sukses “operacioni” Milan-Juve, bien dakrod

Më në fund është arritur marrëveshja e shumëpërfolur e shkëmbimeve të merkatos mes Milanit dhe Juventusit.

Vetëm pak orë më parë, palët arritën të bien dakord për Hiaguain, i cili kërkoi disa kushte nga ana e kuqezinjve.

Sipas “Gazzeta dello Sport” Milan do t’i paguajë ‘zonjës së vjetër’ 18 mln euro për huazimin, ndërsa 36 milionë të tjera në fund të sezonit kur ta blejë përfundimisht lojtarin.

Në takimin e mbajtur në zyrat e Juventusit në qytetin e Milanos dy klubet kanë rënë dakord edhe për shkëmbimin Bonucci-Caldara. Kapiteni i Milanit do të kthehet në shtëpi pas 1 sezoni, ndërsa Caladara do të shitet nga Juventusi pa bërë asnjë ndeshje.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por shumë shpejt sipas “Gazetta dello Sport” klubet pritet të bëjnë zyrtare në faqet e tyre marrëveshjet. Beppe Marota, drejtori sportiv i Juventusit, pas përfundimit të takimit me drejtuesit e Milan i pyetur nga gazetarët për transferimet ka deklaruar: “Pothuajse të kryera”.

Të fundit