Flash News

KRYESORE

Përfundon në orën 2 të mëngjesit seanca plenare, miratohet struktura dhe funksionimi i organeve të Vetingut, bie ligji i mbetjeve

Përfundon në orën 2 të mëngjesit seanca plenare,

Pas 17 orësh debat, ka përfunduar  pas orës 2 të mëngjesit, seanca maratonë në  Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët votuan pro miratimit të ligjit për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve. 

Kuvendi hodhi poshtë amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për strukturën dhe organikën e këtyre organeve. 

Gjithashtu u pranua edhe dekreti i presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Deputetët e opozitës votuan pro pranimit të këtij dekreti të Presidentit, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste abstenuan.  Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, akt për të cilin kërkohej shumicë e thjeshtë votash. 

 

Të fundit