Flash News

KRYESORE

Përfundon numërimi parave të kapura në ‘Toyota Yaris’, policia: Nuk janë 5 milionë euro

Përfundon numërimi parave të kapura në ‘Toyota

Ka përfunduar gjatë natës numërimi i të gjitha parave të kapura në dy automjete ‘Toyota Yaris’ dje në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga policia, janë numëruar në total 3 milionë e 470 mijë euro. Fillimisht u dyshua për 1.5 milionë euro në një automjet të vendosur në një transportues  me nëntë makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin nga Belgjika në Kosovë. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë dhe ka rezultuar se dy makinat transportonin plot 3 milionë e 470 mijë euro.

Kjo sasi rekord parash e kapur ndonjëherë në Portin e Durrësit ishte e ndarë në 4 thasë dhe u kap pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, për të zbuluar autorët e tyre. Deri tani janë shoqëruar tre persona, pronari i firmës së kamionëve që transportonte makinat, Edi Lika, si dhe dy shoferët e kamionit ku u gjetën dy Toyota Yaris’, pa targa. Njëri prej shoferëve është djali i pronarit, Klevis Lika 19 vjeç, ndërsa tjetri Agim Ceka 61 vjeç. Ata janë shoqëruar në polic, ku kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për paratë, por vetëm do të bënin transportin e mjeteve.

Kanë nisur hetimet për të gjetur porositësin dhe personat që i dërguan. Dyshimet e para janë se paratë janë fituar me aktivitet kriminal në Belgjikë.

Të fundit