Flash News

KRYESORE

Përfundon numërimi për Tiranën, sa vota i mori Veliajt kandidati i Bindjes Demokratike në zgjedhjet pa opozitën

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në kutitë e mbetura për bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj rikonfirmohet në mandatin e dytë, ndonëse në zgjedhje pa opozitën dhe përballë tij vetëm me kandidatin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi.

Sipas të dhënave nga KQZ, Veliaj ka marrë 152,230 vota, ose 94.21 %, ndërsa kandidati Skënderi mori 9,364 vota ose 5.79 %.

Për bashkinë e Tiranës ishin për t'u numëruar gjithsej 919 kuti votimi dhe kanë përfunduar sot në mëngjes pas mbylljes së procesit të votimit pasditen e së dielës, më 30 qershor.

Të fundit