Flash News

KRYESORE

Përfundon pa rezultat mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Mazhoranca nuk pranoi propozimin tonë për KQZ

Përfundon pa rezultat mbledhja e Këshillit Politik të

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik ditën e sotme, e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e përfaqësueses së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Gjatë një prononcimi për mediat, ish-deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ.

Referuar propozimit të ri të bërë nga opozita e bashkuar për formulën e re të KQZ-së në përzgjdhjen e anëtarëve, Bylykbashi theksoi se kjo nuk është mirëpritur nga mazhoranca.

Kujtojmë se, PD dhe LSI menduan që në formulën e re të KQZ-së, procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë). Sipas, propozimit të opozitës së bashkuar Komisioni Përzgjedhës nuk duhet të jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI.

Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.

Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik”, tha Bylykbashi.

Të fundit