Flash News

KRYESORE

Përfundon pas 6 orësh seanca ndaj Saimir Tahirit, ish ministri përmend edhe largimin nga politika: Nuk më tundon sepse ika vetë

Përfundon pas 6 orësh seanca ndaj Saimir Tahirit, ish ministri

Ka përfunduar pas 6 orësh seanca për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të merret më 24 qershor.

Në përfundim të seancës, Tahiri u shpreh se historia e tij është bërë qesharake dhe se do të presë vendimin e gjykatës të cilin do ta respektojë. Tahiri foli edhe për largimin nga politika, teksa u shpreh se politika s'e tundon.

“Kursejauni njerëzve historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake. Unë nuk kam folur gjithë kohës që kam qenë i akuzuar për të respektuar drejtësinë e kam bërë për të respektuar raportin tim me drejtësinë. Saimir Tahiri nuk ka ikur, kjo historia e politikës nuk  më tundon dhe kur nuk më tundoi lënia e mandatit nuk më tundon as kjo. Çmimi i karrierës së prokurorëve nuk kalon mbi jetën time”, tha Tahiri.

Në seancën e sotme, Tahiri u shoqërua nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Të fundit