Flash News

KRYESORE

Përfundon procesi i aplikimit në universitete, në fillim të shtatorit nis regjistrimi i studentëve

Përfundon procesi i aplikimit në universitete, në fillim të

Procesi i aplikimit në universitete nga maturantët me përjashtim të atyre që kanë provime në vjeshtë është mbyllur. Janë 24 mijë maturantë që kanë shprehur interes për të vazhduar studimet e larta.

“Aplikimet kanë mbaruar. Kanë pasur një periudhë 6 ditore që ka qenë në dispozicion të maturantëve për të aplikuar. Ka qenë një numër i mirë maturantësh që kanë shprehur dëshirën për të aplikuar në universitet, rreth 24 mijë të tillë. Nga të cilët 96 % e tyre plotësuan formularin A2 dhe janë pjesë e procesit”, tha Arjan Xhelaj drejtor i RASH për Top Channel.

Rrjeti Akademik Shqiptar nis tanimë përpunimin e të dhënave të maturantëve.

“Më 25 Gusht do të fillojë shkarkimi i të gjitha të dhënave të studentëve nga universitetet private dhe publike që nuk kanë pasur konkurse. Universitete do të kenë kohë 6 ditë për të përpunuar të dhënat dhe për të nxjerrë renditjen. Me përfundimin e procesit të llogaritjes së rezultateve dhe nxjerrjes së renditjes përfundimtare për çdo program studimi, ringarkohen në sistem dhe të dhënat do të jenë publike më 1 shtator”, vazhdoi ai.

Rezultate e maturantëve do të shpallen në datë 1 shtator dhe në datën 2 nis regjistrimi i tyre sipas degëve që kanë fituar. Vetëm nëpërmjet ID-s, maturanti mund të futet në sistem do të shikojë ku ka fituar.

Të fundit