Flash News

KRYESORE

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi; nuk ka ende marrëveshje për detin

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi; nuk ka ende

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve me Greqinë, për përcaktimin e zonave detare midis dy shteteve.

Takimi u zhvillua në Athinë dhe siç njofton MEPJ, atmosfera ishte pozitive dhe konstruktive. Gjithsesi, palët nuk i kanë përmbyllur ende diskutimet me një marrëveshje sepse grupet e negociatorëve do të takohen sërish.

“Raundi i tretë i bisedimeve për përcaktimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë u përmbyll më 22 qershor, në Athinë. Takimi u zhvillua në një klimë pozitive dhe konstruktive. Grupet e teknikëve do të vijojnë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të dyja palët”, thuhet në reagimin e ministrisë shqiptare.

Mediat e huaja kanë raportuar për një takim të mundshëm të kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, në 10 ditët e para të korrikut, ku do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për detin.

Të fundit