Flash News

KRYESORE

Përfundon seanca për Rovena Gashin, avokati ngre dyshimet: Sapo u lirua Gashi, u ekstradua Seitaj. Arta Marku të thirret dëshmitare

Është zhvilluar sot seanca për largimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi. Pas seancës, avokati i saj Çlirim Gjata ka folur për mediet duke deklaruar se ka kërkuar qe të merret në pyetje vet zonja Marku pasi ende nuk ka një motivacion të qartë se përse është shkruar nga detyra Rovena Gashi.

“Nuk u sqaruam dhe nuk jemi të qartë se kush janë kompetenca e Arta Markut për ta liruar nga detyra Rovena Gashin.

Cilat janë kompetencat e kësaj prokurore, kompetenca si e përgjithshme apo si e përkohshme. Nuk dihet se në çfarë baza e ka shkarkuar, nuk ka asnjë motivacion. Për herë të parë sot u tha një motivacion, pse dërgoi në KQZ kërkesën e heqjes së mandatit për dy deputetët Rehovica dhe Rakipi.

Për këtë unë kërkova që Marku të vi e të sqarojë, sepse vetëm zbatim ligji nuk ka këtu”, deklaroi Gjata.

 Në seancë është përmendur dhe çështja e ekstradimit të  Nezar Seitaj, i dyshuari si anëtar i bandës “Habilaj”,

 Dhe siç shprehet avokati i Gashit, ekstradimi ndodhi fiks pas shkarkimit të kientes së tij nga detyra.

“Sapo u lirua zonja Rovena Gashi, u ekstradua Nezar Seitaj, kjo të lë të nënkuptosh shumë. Ndaj dhe në seancë pati debate për këtë çështje. Unë bëj thirrje të vij Marku të merret në pyetje”, u shpreh ndër të tjera Çlirim Gjata.

 

Të fundit