Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel, dialogu hap edhe dy tema të tjera. Takimi i radhës më 28 shtator

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel, dialogu hap edhe

Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, teksa në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema të tjera.

Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se dy temat e tjera janë: Asociacioni i Komunave dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Hoti dhe Vuçiçi janë zotuar para nisjes së bisedimeve se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën e BE.

Kujtojmë se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë që është shpërndarë nga zyra e tij, ka paralajmëruar se sot në dialog do të hapen dy çështje, që ai i ka quajtur “të ndjeshme”, por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare, si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Takimi i radhës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 28 shtator.

Të fundit