Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i Bashës me aleatët, zbardhen porositë e fundit për protestën e 26 majit

Ka zgjatur më shumë se një orë takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij opozitar në selinë blu.

Mësohet se gjatë këtij takimi, në fokus të diskutimit kanë qenë porositë e fundit sa i takon protestës madhështore të ditës së nesërme.

Mësohet se protesta e ditës së shtunë nis përmes një marshimi nga ministria e Brendshme, më pas përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku protesta do të përqendrohet përballë kryeministrisë.

Mes aleatësh mësohet se kanë rënë dakord për itinerarin e protestës, e cila nis në orën 11.00 deri në një afat të pacaktuar. Ata kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas denoncimeve të PD për vëllain e tij në trafikun e drogës.

Gjatë protestës, bulevardi do të bllokohet dhe të angazhuar rreth 1500 policë për mbarëvajtjen e tubimit.

 

 

Të fundit