Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i Metës me Bashën në presidencë, ç’u diskutua mes tyre

Përfundon takimi i Metës me Bashën në presidencë,

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha në zyrën presidenciale.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 50 minuta, ndërsa Basha ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky takim vjen një ditë pasi Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacioni miratuan nismën e opozitës parlamentare e mbështetur edhe nga PS për ndryshime kushtetuese që parashikojnë lista të hapura dhe heqje të koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa pragu zgjedhor është sanksionuar të parashikohet Kodin Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.

Një ditë më parë, presidenti reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruante se vendimet për ndryshime kushtetuese, nuk mund të merren nga një parlament i cili ka vetëm 82 deputetë legjitim.

“Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!”, shkroi Blushi.

Sipas opozitës jashtëparlamentare ky miratim prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe pengon integrimin e vendit.

Dje. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se tmerri i Ramës është humbja e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme.

Duke theksuar se frika e Ramës nuk mund të mbajë peng Shqipërinë, Bardhi i kërkoi kryeministrit të lexojë mirë deklaratën e zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestag, Wadephul.

“Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve”, vijon më tej Bardhi, duke sjell në kujtes deklaratën e Wadephul.

Kujtojmë se, Wadephul reagoi ashpër për ndryshimet e miratuara në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se ato asgjësojnë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik me opozitën jo parlamentare. Përmes një ultimatumi, ai i bëri me dije shumicës parlamentare dhe kryeministrit Rama se nëse vijojnë me ndryshimet kushtetuese, nuk do të kenë mbështetjen e gjermanëve në procesin e integrimit drejt BE.

Të fundit