Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i ministrave dhe grupit socialist, zbardhet vendimi i rëndësishëm 

Përfundon takimi i ministrave dhe grupit socialist, zbardhet vendimi i

Ka përfundur takimi i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes ministrave të kabinetit qeveritar dhe grupit socialist i drejtuar nga Grupit Parlamentar i PS-Së, Taulant Balla.

Në këtë takim ku u diskutua për  koordinimin e axhendës së qeverisë me atë të komisioneve parlamentare. Po ashtu në mbledhje është diskutuar kërkesa e opozitës, për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Bëhet me dije se në mbledhje është rënë dakord që të ngrihet komisioni i reformës, i cili do të miratohet këtë të enjte në parlament.

PD ka depozituar disa ditë më parë në kuvend kërkesën per ngritjen e komisionit per reformën zgjedhore, i cili duhet ti japë zgjidhje problematikes se shitblerjes se votës dhe të siguroj që shqiptët të votojnë në mënyrë elektronike.

Maxhoranca ka theksuar gjithnjë se është gati të bashkëpunojë me PD për reformën zgjedhore, por duke kërkuar që pjesë e saj të jetë edhe vota e emigranteve.

Demokratët kërkuan numërimin elektronik të votave edhe gjatë legjislaturës së kaluar, por maxhoranca dhe faktori ndërkombëtar nuk e pranuan, pasi zgjedhjet parlamentare ishin afër e nuk kishte kohë për të eksperimentuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit