Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i ‘Venecias’ me përfaqësues të opozitës: Parlamenti, lojë të turpshme me ndërkombëtarët

Përfundon takimi i ‘Venecias’ me përfaqësues të

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias me përfaqësues të opozitës, përkatësisht Oerd Bylykbashin nga PD dhe Klajda Gjosha nga LSI sot në mëngjes në Tiranë.

Pas takimit, dy përfaqësuesit e opozitës folën për mediat, duke zbardhur më shumë detaje rreth diskutimit.

Sipas Bylykbashit, parlamenti po përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare në shkarkimin e presidentit, i cili kërkoi zgjedhje në kushte më të mira.

“Presidenti Meta dha garanci që zgjedhjen të bëhen me kushte më të mira. Parlamenti përpiqet të shkarkojë presidenti dhe në këtë lojë të turpshme po bën palë institucionet ndërkombëtare që janë shumë të qarta në lidhje me këtë.

Ne bëmë të qartë aspektin politik arsyet pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE ODIHR ishte vërtetimi se zgjedhjet në Shqipëri kanë vdekur, atë që presidenti e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte se pse në 30 qershor nuk mund të kishte zgjedhje dhe për këtë arsye duheshin më 13 tetor”, tha Bylykbashi,

Nga ana tjetër, Gjosha u shpreh se në një moment delikat para vendimit për çeljen ose jo të negociatave në tetor, qeveria fokusohet në çështje që dëmtojnë imazhin e vendit dhe jo të reformat.

“Diskutuam një çështje të paprecedentë, për një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE. Në momentet kyçe, qeveria nuk fokusohet te kushtet, por merremi me një çështje që është e rëndë për imazhin e vendit dhe fton institucionet ndërkombëtare për të zgjidhur një çështje që është për të mbuluar keqqeverisjen e kësaj kohe, dhe raportin e OSBE u tregua qarte se zgjedhjet në Shqipëri janë larg një vendi që kërkon të jetë anëtar i BE”, tha Gjosha.

Të fundit