Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i Yuri Kim me Ilir Metën, ç’u diskutua në 60 minuta në zyrën presidenciale

Përfundon takimi i Yuri Kim me Ilir Metën, ç’u diskutua

Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim me presidentin Ilir Meta.

Takimi mes tyre u zhvillua në zyrën e presidentit Meta dhe ka zgjatur mbi 60 minuta. Mësohet se ne fokus të diskutimit ka qenë debati që ka përfshirë ditët e fundit politikën shqiptare, atë të ndryshimeve kushtetuese dhe votimi i marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Ky takim vjen një ditë pasi Kim takoi edhe kryeministrin Edi Rama, por edhe pasi PS dhe opozita parlamentare nënshkruan dje një marrëveshje mes tyre, për të votuar nesër në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe për të miratuar në 30 korrik në Kuvend ndryshimet kushtetuese që sanksiojnë lista të hapura dhe ndalim të koalicioneve parazgjedhore.

Kujtojmë se opozita jashtëparlamentare kundërshton me forcë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tyre minon paktin e 5 qershorit, të arritur me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar në rezidencën amerikane, si dhe synon heqjen e koalicioneve nga ana e PS, duke përdorur opozita në parlament.

Madje, opozita e bashkuar në reagimin e saj mbrëmë pas paktit të ri e cilësoi si një akat të paprecedent dhe me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Po ashtu, edhe vetë Kim ka paralajmëruar në emisionin ‘real story’ disa ditë më parë mazhirancën që të miratojë 5 qershorin ashtu siç është, megjithatë nuk ka ende asnjë reagim zyrtar i SHBA lidhur me paktin e ri.

Kujtojmë se edhe presidenti Meta ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë.

Të fundit