Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi me Metën, Mogherini në këmbë drejt kryeministrisë

Ka përfunduar takimi i parë i shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes tyre në ambientet e presidencës ka zgjatur rreth 30 minuta, ashtu siç ishte parashikuar edhe në axhendën e zbardhur një ditë më parë në media.

Menjëherë pas takimit, Mogherini, e shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, është nisur drejt zyrës së kryeministrisë për një takim me Edi Ramën.

Siç duket, zyrtarja e lartë është nisur në këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorëve të Kombit” nga presidenca, drejt godinës kryeministrore.

Sipas axhendës, pritet që takimi mes Ramës dhe Mogherinit të zgjasë rreth një orë dhe në orë 11 e 15 minuta të dalin në një konferencë të përbashkët.

Takimi me liderët e politikës shqiptare vjen një ditë pas rekomandimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

 

Të fundit