Flash News

KRYESORE

Përfundon verifikimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti,Veliaj: Aplikacioni teknologjik përshpejtoi procesin

Përfundon verifikimi i banesave të dëmtuara nga

Ka përfunduar procesi i verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmetet në vend. Bashkia e Tiranës vuri në dispozicion një aplikacion të ri, me atë të të cilit dëmet u llogaritën më shpejt. Kryebashkiaku Veliaj sqaron sesi u llogaritën dëmet më shpejt falë teknologjisë.

 “Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”-tha ai.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme.

  “Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”-tha Veliaj.

Të fundit