Flash News

KRYESORE

Përgatitet padia për kompanitë ajrore që refuzojnë të rimbursojnë pasagjerët për biletat

Përgatitet padia për kompanitë ajrore që refuzojnë

Linjat ajrore evropiane mund të përballen me padinë për shkak të mos rimbursuar klientët e tyre, të cilët kishin rezervuar bileta udhëtimi por që u anuluan për shkak të koronavirusit.

Një firmë ligjore britanike që aktualisht drejton një padi kundër British Airways për shkeljen e të dhënave, tani po kërcënon veprime juridike kundër Air France, KLM dhe Ryanair pas refuzimit të tyre për të rimbursuar klientët, fluturimet e të cilëve janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Juristët nga firma ligjore SPG Laë thanë për Euroneës se ajo ishte “duke monitoruar situatën me shumë kujdes” duke ftuar klientët e pakënaqur të kontaktojnë për këtë çështje.

KLM, Ryainair dhe Air France kanë refuzuar të rimbursojnë klientët e tyre brenda shtatë ditëve të anulimit të fluturimeve, siç kërkohet nga ligjet e BE-së. Air France dhe KLM po i shtyjnë udhëtarët të pranojnë kuponat e fluturimit të cilat mund të kthehen vetëm një vit pas datës së lëshimit.

Të fundit