Flash News

KRYESORE

Përgënjeshtrimi i Presidencës: Nuk po negociojmë një takim Basha-Rama

Përgënjeshtrimi i Presidencës: Nuk po negociojmë një

Në media duke ju referuar burimeve nga presidenca, Partia Demokratike apo mazhoranca, është shkruar se takimi i ndërmjetësuar nga Bujar Nishani mes liderit të opozitës Basha dhe kryeministrit Rama mund të zhvillohet gjatë natës së sotme ose paraditen e së mërkurës.

Por zyrtarisht, Presidenca ka mohuar të jetë vendosur për takimin mes dy kundërshtarëve politikë. Në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat këtë mbrëmje, thuhet se kreu i shtetit Bujar Nishani është duke kontaktuar ende me Ramën dhe Bashën  për tryezën e negociatave. Kështu, nga sa kuptohet nga deklarata, ende nuk është caktuar një ditë për këtë tryezë të thirrur me qëllimin për t’i dhënë fund krizës politike në vend, me opozitën që deri më tani ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve dhe proteston prej 75 ditësh.

“Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me transparencë”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.

Ajo që dihet deri më tani është se nga ana e liderit demokrat Basha dhe shefit të mazhorancës Rama, publikisht është pranuar që të ulen në një tryezë të përbashkët dialogu, pas ftesës që ju bë këtë të martë nga Presidenti në detyrë Bujar Nishani.

Mesa duket palët po i japin kohë vetes për të shkuar në tryezë me kushte të mirëpërcaktuara. Mediat, duke cituar burime nga PD shkruajnë se kërkesa është që të marrë kreun e KQZ-së, 6 ministri dhe data e zgjedhjeve të shtyhet në fund të korrikut. Në radhët e demokratëve nuk po flitet më për qeveri teknike dhe largim të kryeministrit Edi Rama, “tërheqje” që erdhi pas konsultimit të Bashës me ndërkombëtarët Daul, McAllister dhe Fleckenstein. Këtë mbrëmje PD mbajti mbledhje të grupit parlamentar ku u zhvillua edhe një videokonferencë me ndërkombëtarët. Por qeveria teknike nuk u përmend as në deklaratën e koalicionit opozitar kur i dhanë përgjigje pozitive ftesës së Nishanit. Megjithatë, nuk është çudi që edhe PD të reagojë më tej duke përghënjeshtruar "lajmet me burime për 6 ministrisë", pasi deri më tani asgjë nuk është zyrtare.

Ndërkohë nga ana e mazhorancës edhe me parë gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga McAllister dhe Fleckenstein që data e zgjedhjeve mund të shtyhej deri me 16 korrik, por jo me tutje.

Ndërsda sa I përket lënies së ministrive, nga këto bisedeme Rama është shprehur I hapur për të “lëshuar” vendet e katër ministrave.

Negociatat ndërkohë janë në zhvillim dhe pritet të mësohet se kur do të ulen palët në dialog dhe se cilat do të jenë kërkesat e tyre që do të bëhen publike.

 

Të fundit