Flash News

KRYESORE

Përgjigjet Basha: Cilat janë strukturat e pavarura dhe ndërkombëtarët që do mbikëqyrin vettingun në politikë

Përgjigjet Basha: Cilat janë strukturat e pavarura dhe

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët është përgjigjur pyetjes se cilët janë ndërkombëtarët dhe strukturat që do të mbikëqyrin vettingun në politikë.

Basha tha se këto janë detaje që do të bëhen publike vetëm pasi mazhoranca me në krye Edi Ramën të tregojnë qëndrimin e tyre pro apo kundër nismës së opozitës së bashkuar për vetting në politikë.

“E para është shprehja e vullnetit politike përmes ndryshimeve kushtetuese. Palët duhet të shprehen qartë dhe nëse janë pro apo kundër vettingut. Nëse janë pro, duhet të votojnë amendamentet kushtetuese që janë njësoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Si do zbatohen 5 parimet janë alibi e  Ramës, për ta zvarritur e turbulluar këtë nismë, që t’i shpëtojë vettingut në politikë, por ne s’do ta lejojmë. Ne do paraqesim detajet dhe do t’i çojmë për miratim në Kuvend, por jo para se Rama dhe të tijët të jenë shprehur qartë para shqiptarëve, jo me fjalë e batuta, por me votë, janë pro apo kundër vettingut në poltikë”, u shpreh Basha.

Të fundit