All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përgjigjet kontradiktore të dy zyrtarëve të PS, Bardhi: Qeveri po fsheh të vërtetën për humbjen e jetës së 24 njerëzve në Thumanë

Përgjigjet kontradiktore të dy zyrtarëve të PS, Bardhi:
All - Paragraf - 1

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po tenton të fshehë të vertëtën për humbjen e 24 jetëve në fshatin Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit.

All - Paragraf - 3

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar, ndërsa publikon një video ku shfaqen zv.kryeministri Erion Braçe dhe kreu i bashkisë Krujë, Artur Bushi duke dhënë përgjigjet kontradiktore lidhur me sigurinë e dy pallateve që u shembën nga tërmeti.

“Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!”, shkruan Bardhi.

Të fundit