Flash News

KRYESORE

Përgjim i ri nga PD, reagon deputeti socialist: Mezi po pres, jam i interesuar ta shikoj

Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste pas deklaratës së deputetit të PD, Flamur Noka se së shpejti do të publikohet një përgjim i ri për të provuar implikimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës.

Deklarata e Nokës u bë gjatë Komisionit të Ekonomisë. Kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe deklaroi pas debatit me se është shumë i interesuar ta shoh këtë material, ndërsa u kërkoi deputetëve të opozitës që ta dërgojnë edhe në Prokurori.

“Jam shumë i interesuar ta shikoj këtë video, ishalla del edhe në youtube. Nëse keni prova çojeni në Prokuroi”, u shpreh Braçe.

 

Të fundit