Flash News

KRYESORE

“Përgjime dhe monitorime me dron”; Cili ishte roli i Armir Grimës në bandën ‘Bajri’, zyrtari i Ministrisë së Brendshme jep detaje të reja

Mes arrestimeve të bujshme, pjesë e bandës “Bajri” ishte edhe trajneri i ekipit kombëtar të femrave të futbollit, Armir Grima.

Por, cili ishte roli i tij në këtë bandë? Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka zbardhur detaje të reja sa i takon operacionit “Oaz”, në sajë të të cilit u arrestuan persona të me të shkuar të theksuar kriminale në Shkodër.

Në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, zyrtari i lartë i ministrisë theksoi se ai e kishte një rol, përderisa është vënë në pranga. Sipas tij, ai akuzohet për trukim ndeshjesh.

"Nëse u arrestua, është e sigurt se nuk ka qenë viktimë", tha Llamallari.

Sipas tij, ky operacion ka ardhur pas një hetimi 6-mujor dhe përgjime edhe me monitorime edhe me dron, apo platforma të ndryshme komunikimi.

Sipas tij, për këtë operacion pati bashkëpunime edhe ndërkombëtarët si Holanda e Italia, duke ndihmuar me lokalizimin e bandës dhe verifikimin e identiteteve.

Të fundit