Flash News

KRYESORE

Përgjimet audio I/ "Se mos na nxjerr ai se është tip i lig". Moisi Habilaj: E bën ai po...

Përgjimet audio të Habilajve nga autoritetet italiane vijnë në Politiko.al me materiale të reja ku duket qartë implikimi i ministrit Saimir Tahiri me trafikun e drogës. Habilajt flasin vazhdimisht për Tahirin, dhe në një pjesë të bisedës, pavarësisht afërsisë, Sabaudian Çelaj i thotë Moisi Habilajt se ka frikë se 'nipçja' mund t'jua nxjerrë emrin. Habilaj që është edhe kushëriri i ish-ministrit i përgjigjet bashkëbiseduesit me një kërcënim tipik mafioz, duke thënë se sa të dalë nga burgu do ta ketë gati përgjigjen.

Dëgjoje këtu:

 

Pjesa (I) e bisedës së zbardhur ku trafikantët flasin për frikën se Tahiri mund t'i nxjerrë një ditë.

...Ai do na duhet ne, po është tip i thartë ai, është tip i lig ai nipçja.

Moisiu: Le të jetë tip i lig ai. Me ne s'ma mer mendja të bëjë tipin e lig.

Sabi: Ore, është puna të mos nxjerrë fjalë pa...Edhe për atë...Mos të nxjerrë emrin...

...(njëri pështyn).

Moisiu: Emrin se nxjerr ai, se sa të dal unë...bythëq....kush e ka shënuar emrin?

Komenti i bisedës:

Dialogu i zhilluar mes dy eksponentëve kryesorë të bandës së Habilajve, përveç afrimitetit dhe sigurisë që ndjejnë trafikantët nga prania në qeveri e atij që, herë i drejtohen si 'kushëri' e herë si 'nipçe', dëshmon edhe frikë. Për thyerjen e 'kodit të heshtjes' nga ana e ministrit që ata konsiderojnë bashkëpunëtor, por që mund t'i 'nxjerrë' një ditë.

Megjithatë, nën një formë tipike mafioze, Moisi Habilaj tregon se është i gatshëm edhe për një 'kundërpërgjigje' kur të dalë nga burgu.

Dialogu ngjan me një bisedë të trilluar të serialit 'El Chapo' në qendër të të cilit është baroni i famshëm meksikan i drogës, Joaquin 'El Chapo' Guzman, ku trajtohen gjerësisht marrdhëniet e ngushta me shtetit dhe narkotrafikantëve.

Politiko.al

 

Të fundit