Flash News

KRYESORE

Përgjimet audio II/  "Sa lekë ka bërë ai, për 6 muaj vete në Hënë. Po ashtu i lë në fushatë, ai, o Moisi!"

Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, të përgjuar në makinën e tyre gjatë një udhëtimi jashtë nga autoritetet italiane, në një pjesë të bisedës flasin edhe për shumat që sipas tyre mund të bëjë mbrojtësi i tyre në qeveri, Saimir Tahiri.

Moisi Habilaj pretendon se në një muaj ai bën të paktën 5 milion euro. Habilaj dhe Çelaj prekin edhe temën e fushatës elektorale.

Dëgjoje këtu:

Pjesa (II) e bisedës/ tekst

Moisiu: A të isha një muaj në vend të atij, a i zi...Një muaj.

...Sabi qesh

Sabi: Pse, ça ka më shumë ai, a të qivja. Pse ça ka më shumë ai? Ça ka bërë më shumë ai? Ja emrin ka, se lekë nuk besoj të ketë më shumë.

Moisiu: Te bukë e gojës do jetë, a të qivja...!

Sabi: Te bukë e gojës ai...lëre se ai për 6 muaj vete në Hënë.

...Moisiu: Ai, jo për 6 muaj, se nuk e di se çfarë mund të bëjë për 6 muaj: Ai për një muaj mund të ketë bërë...hiç hiç hiç...5 milion euro.

Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!

Moisiu: Mirë, normale.

Sabi: Ashtu i lë ato lekë ai.

...Moisiu: Fushata, një herë në katër vjet është, Sabi...Ai nuk lë 20 milion euro në fushatë.

 

Komenti i bisedës

Kjo pjesë e bisedës ka elementë të njohur nga transkripti i bisedës së zbardhur nga Prokuroria italiane, e cila është publikuar në mediat shqiptare.

 

Biseda e plotë audio 

 

Biseda e plotë e zbardhur:

...(muzikë dhe dialogje të paqarta)

Sabi: Sa ngelën? Ngelën edhe 1 mijë euro? Hajde, t'i prishim dhe ato...

Moisiu: Jo ore, se kemi lekë...

Sabi: Lekë kemi, e di unë që kemi po...po mirë, hajt vemi se dua t'i marr asaj ndonjë gjë.

Moisiu: Ahhhh...Marrim ndonjë gjë për vete. Të marr ndonjë kostum të mirë për vete.

Sabi: Çfarë kostumi, kshu serioz?

Moisiu: Serioz.

Sabi: Eëë

Moisiu: Serioz, serioz...Pse, ça ka më shumë Saimir Tahiri se ne, a të qivja! (Qeshin)

Sabi: Ça ka o? Ja urdhro, ta bëjë këtë punë Saimir Tahiri, e bën dot?

Moisiu: I ha mutin! (qeshin të dy)

Sabi: Po ne, a i zi, e bëjmë dot atë që bën ai?

Moisiu: Aa se bëjmë dot, a i zi.

.....

Moisiu: A të isha një muaj në vend të atij, a i zi...Një muaj.

...Sabi qesh

Sabi: Pse, ça ka më shumë ai, a të qivja. Pses ça ka më shumë ai? Ça ka bërë më shumë ai? Ja emrin ka, se lekë nuk besoj të ketë më shumë.

Moisiu: Te bukë e gojës do jetë, a të qivja...!

Sabi: Te bukë e gojës ai...lëre se ai për 6 muaj vete në Hënë.

...Moisiu: Ai, jo për 6 muaj, se nuk e di se çfarë mund të bëjë për 6 muaj: Ai për një muaj mund të ketë bërë...hiç hiç hiç...5 milion euro.

Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!

Moisiu: Mirë, normale.

Sabi: Ashtu i lë ato lekë ai.

...Moisiu: Fushata, një herë në katër vjet është, Sabi...Ai nuk lë 20 milion euro në fushatë.

Sabi: E pe ti qysh tha ai. 10 mijë euro janë pak tha për nipçen që të rrijë në punë. 10 mijë euro në muaj.

...Ai do na duhet ne, po është tip i thartë ai, është tip i lig ai nipçja.

Moisiu: Le të jetë tip i lig ai. Me ne s'ma mer mendja të bëjë tipin e lig.

Sabi: Ore, është puna të mos nxjerrë fjalë pa...Edhe për atë...Mos të nxjerrë emrin...

...(njëri pështyn).

Moisiu: Emrin se nxjerr ai, se sa të dal unë...bythëq....kush e ka shënuar emrin?

Sabi: Ore, mos nxjerr emrin se i dhashë lekë atij.

Moisiu: Eëë? Jo, a të qivja!

Sabi: Se do na hajë k...ne të na nxjerrë emrin. Sikur qysh...sikur jemi sterilë ne. Do na njollosë biografinë ai. 

Politiko.al

Të fundit