Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Dako e ka zor t’ia mbyllë telefonin Avdiut: Nuk dua të bëj armiq gjatë fushatës

Përgjimet/ Dako e ka zor t’ia mbyllë telefonin Avdiut: Nuk dua

Pasi ka dëgjuar përgjimin numër 1, ku Astrit Avdyli foli me një punonjës shtetëror dhe i kërkoi listat e punonjësve, për të evidentuar ata që do e japin votën kundër, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako tha se kjo është procedurë normale gjatë fushatës. Sipas tij, ka listë ku ndahen militantët e partive.

“Pse kjo listë? E dini sa banorë ka Shijaku? Nuk më ka kërkuar llogari njeri mua. Tipa të tillë që merrem me votuesit ka me shumicë gjatë fushatës. Punonjësit ndahen në lista, si militantë partie. Kjo është diçka normale”, tha Dako në :Opinion”.

Në përgjimin numër 2, Astrit Avdylaj telefonon kryebashkiakun Shijakut, Ardian Kokomani. Në panel u argumentua se nuk është normale që një i dalë nga burgu të telefonojë një kryebashkiak. Dako justifikoi Kokomanin, se nuk i thuhet një qytetari “jo” gjatë fushatës, pasi qëllimi është që të mos të bëhet armik.

Analisti Mark Marku iu përgjigj se mënyra se si ai e konsideronte këtë rast është shqetësues.

“Mënyra se si flet ti, nuk e konsideron gabim, përdor një strukturë kriminale të marrësh vota.“

Kurse Dako iu përgjigj se ai “merr përsipër që në fushatë elektorale mos të ketë shitje votash. Të dalë një militant që të jetë kërcënuar”.

Të fundit