Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ ‘Dua 15 mijë euro’, vrasja në Fushë-Krujë u bë për lekët e hashashit, viktimës i morën orën, varësen dhe lekët

Përgjimet/ ‘Dua 15 mijë euro’, vrasja në

Kejsi Hysa, i cili u gjet i groposur, në Nikël të Fushë-Krujës, është ekzekutuar për lekët e kanabisit dhe jo për paratë me fajde sikundër u raportua më herët.

E gjitha ka nisur për 50 kg kanabis që Hysa ja kishte dhënë Hysni Ramajt për ta ruajtur. Ky i fundit e ka fshehur sasinë e drogës në një pyll pranë fshatit Nikël, por hashashi nuk është gjetur më aty. Hysa i ka kërkuar Ramajt 15 mijë euro për 50 kg e kanabisit ku ky i fundit i ka thënë se nuk e kishte shitur por ja kishin vjedhur. Kejsi Hysa e ka kërcënuar vazhdimisht që ti jepte 15 mijë euro dhe i arrestuari Hysni Ramaj ka siguruar vetëm 1 milion lekë.

Por nga përgjimet dhe dëshmitë rezulton se Kejsi Hysën e kanë është vrarë një parcele me kanabis në Nikël të Fushë-Krujës, e cila ishte bërë nga Hysni Ramaj dhe Agron Tufa. Dëshmia e Hysni Ramajt tregon se vrasja është bërë nga Agron tufa brenda parcelës me kanabis.

“Unë isha pas dhe e lashë Agronin dhe Kejsi të futeshin brenda parcelës. Menjëherë kam dëgjuar një të shtënë dhe jam afruar dhe kam parë Agronin me një pushkë në dorë dhe Kejsin të shtrirë në tokë tek parcela me hashash. Pasi jemi qetësuar bashkë me Agronin kemi vendosur që ta groposim Kejsin tek parcela me hashash, me veglat e punës që kishim aty. Fillimisht I morëm Kejsit orën, varësen e flrorit, 5600 euro dhe pistoletën që kishte me vete dhe pastaj e groposëm”, thuhet në dëshminë e Hysni Ramajt para hetuesve, raporton Report Tv.

 

 

 

Të fundit