Flash News

KRYESORE

Përgjimet dy vjeçare: A u bë Visho Ajazi ‘kurban’ për grupin e Avdylajve?

Përgjimet dy vjeçare: A u bë Visho Ajazi ‘kurban’

Rreth një vit më parë, kreu i SHISH, Visho Ajazi u dorëhoq nga drejtimi i institucionit të inteligjencës shqiptare. Asokohe u tha se ai u largua për arsye personale, por sot ka dalë një hipotezë e re.

Gazetari Erl Murati, u shpreh se largimi i Ajazit mund të jetë bërë për shkak se ka përgjuar për dy vite rrjesht grupin e Avdylajve, për të cilet kanë dalë përgjime me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Lidhur me këtë version të ri, u prononcua edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili as nuk e mohoi as nuk e konfirmoi hipotezën e gazetarit Murati.

“Unë nuk vendos në rrezik jetën e njerëzve për burimet e mija. Denoncimet dhe informacionet i mbledh me mënyra të ndryshme dhe i bëj publike më pas vlerësimit. Pak rëndësi ka nëse kjo ka qenë pika e fundit e gotës që ka çuar në largimin e  ish kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Sot ,Edi Rama nuk ka asnjë hallkë të shtetit jashtë kontrollit të tij. Kjo është alarmante sepse kontrollon çdo gjë me dorë të hekurt.  Të gjitha këto tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një dele të bindur. Kamikazja Donika Prela po shkatërron dosjet hetimore”, përfundoi Basha.

Avazi, me propozimin e kryeministrit Rama është emëruar Ambasador i Shqipërise në NATO në Nëntor të vitit 2017.

Basha me fakte të reja: Rama, biseda telefonike dhe mesazhe me anëtarët e grupeve kriminale

Të fundit