Flash News

KRYESORE

Përgjimet e Bild, Alibeaj: Rama ka shkelur Kodin Penal. Vepra e tij dënohet nga 1 në 3 vjet burg

Përgjimet e Bild, Alibeaj: Rama ka shkelur Kodin Penal. Vepra e tij

Partia Demokratike po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku komenton vjedhjen e votave në 2017  nga Partia Socialiste që u bë publike pas përgjimeve të BILD.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi argumentoi se Partia Socialiste, me bashkëpunëtorët e saj kanë vepruar si një grup kriminal, duke listuar edhe emrat e bashkëpunëtorëve që blenë votat.

"Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia. Të gjithë janë të shpërblyer me poste dhe detyra të larta shtetërore, nga vetë Edi Rama. Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia. Përgjimet tregojnë se vetë Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë", tha ndër të tjera Bardhi.

Më pas fjalën e mori ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i cili theksoi se  kodi penal i Republikës së Shqipërisë i ka dedikuar një pjesë krimit elektroral.

"Për të kuptuar më mirë këtë ne do operojmë duke ndjekur seancat përkatëse dhe do të saktësojmë atë që ndodhi me blerjen e votave.

Kodi penal parashikon këtë hipotezë. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore është vetë kryeministri i vendit. Kjo përbën shkelje të ligjit dhe dënohet me burg. Funksionari më i lartë shtetëror që përdor një drejtor në Ministrinë e Brendshme për blreje votash. Neni 328 A e dënon me 1 në 3 vjet burg dhe  i referohet këtyre funksionarëve", deklaroi Alibeaj.

Të fundit