Flash News

KRYESORE

Përgjimet e Bild e nxjerrin zbuluar, Rama asnjë reflektim: Do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor

Përgjimet e Bild e nxjerrin zbuluar, Rama asnjë reflektim: Do ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjimeve të gazetës gjermane Bild, ku shefi i qeverisë bën pazare për blerje votash.

Në një reagim në twitter, edhe pse ka dalë zbuluar nga tabulatet telefonike, Rama shkruan se “zbulimet gjermane”, duan të pengojnë negociatat.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24👊

Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, – shkruan Rama në Twitter.

Të fundit