Flash News

KRYESORE

Përgjimet e ‘Bild’, gazetari holandez ndërton skemën: Si funksionoi infrastruktura e blerjes së votave nga PS në Dibër

Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, njihet edhe si një zë mjaft kritik i qeverisë aktuale.

Duke ndjekur e komentuar vazhdimisht aktualitetin shqiptar, kryesisht përmes artikujve të tij në exit.al, Vincent W.J. van Gerven Oei ka ndërtuar edhe një skemë se si funksionte blerja e votave nga PS për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Dibër, referuar përgjimeve të publikuara nga media gjermane ‘Bild’, ditët e fundit.

“Për të gjithë ata që janë të mbingarkuar nga përgjimet e zgjedhjeve, kam krijuar një diagram të infrastrukturës së blerjes së votave të Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Dibër. Të gjitha citimet janë marrë nga përgjimet e publikuara nga Bild”, shkruan gazetari.

Të fundit