Flash News

KRYESORE

Përgjimet e PD për vëllain e Xhafajt, reagon ish –ministri: Krimet e Rënda të marrin të pandehur Agronin dhe Ermalin

Pas publikimit të përgjimeve –audio nga PD, ku vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj bashkëbisedon për një ngarkesë narkotike me një person tjetër.

Reagimet pas këtij publikimi sot nga PD kanë qenë të shumta. Mes tyre edhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një reagimi në facebook i kërkon Krimeve të Rënda të marrin menjëherë të pandehur vëllain e ministrit të Brendshëm dhe një person që përmendet nga dy të përgjuarit me emrin Ermal.

“Pas përgjimit që bëri publik PD, nuk ka më vend për komente! Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të marrë të pandehur Agronin dhe Ermalin, megjithë rrjetin që përmendet aty! Pavarësisht vendimit të Italisë!

Fatmiri nuk mund të jetë më anëtar i qeverisë! Rama dhe Rilindja e tij nuk mund të qeverisin dot! Nuk kanë asnjë fytyrë e moral! Nuk gjetën dot një Ministër të Brendshëm, të pa përfshirë në histori krimesh e trafiqesh!!!

Nuk i ndihmon më askush! As “miqtë” e huaj! Faktet janë ulëritëse...

Sa më shpejt ta kuptojnë këtë gjë aq më mirë për ta! Akoma më mirë për vendin!

Është koha për të shpalosur një alternativë normaliteti dhe reformash agresive!

Rilindja nuk është më alternativë por pengesë!”, shkruan Manjani.

 

Të fundit