Flash News

KRYESORE

Përgjimet e reja si u blenë votat e PS, reagon Rama: VOA, zëdhënës i kazanit të Tiranës; Pres telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

Përgjimet e reja si u blenë votat e PS, reagon Rama: VOA,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga Zëri i Amerikës ku implikohen politikanët, përfshirë Vangjush Dakon, në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve.

Rama e ka cilësuar sërish VOA-n me etiketimin ‘kazan’, ndërsa sipas tij për të vërtetuar se përgjimet nuk qëndrojnë, pret një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë.

“Kam dëgjuar që mbrëmë ‘e tha Zëri i Amerikës’. Fatkeqësisht, është e dyta herë në një kohë të shkurtër që VOA bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës.

Herën e parë, ne e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë mbi rekrutimet e punonjësve në burgje, asgjë e re nga fronti juaj.

Një sallatë fjalësh, e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm, zero. Meqë ju e doni me Amerikën, sa mund ti tërhiqni pas vetes duke thënë e tha Amerika, po ju them se me Amerikën se kjo qeveri komunikojmë drejtpërdrejtë se pas kësaj fjale do jem i detyruar tju lë se jam në pritje të një komunikimi me shtëpinë e Bardhë , do ju informoj”, u shpreh Rama.

Të fundit