Flash News

KRYESORE

Përgjimet e VOA-s/ “Është kryeministrja e vërtetë”, roli thelbësor që Vali Bizhga ka në jetën politike të Edi Ramës

Përgjimet e VOA-s/ “Është kryeministrja e

Në përgjimet e publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’, të dosjes së Arben Çukos, përmendej edhe emri i Vali Bizhgës, drejtore e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, e cila kishte ndërhyrë te ish-drejtori i burgjeve për emërimet pa konkurs në administratë.

Publikimi i materialeve nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda solli reagimin e ashpër të Ramës, i cili e quajti ‘Zërin e Amerikës’ pjesë të kazanit mediatik shqiptar.

Ky reagim i ashpër i kryeministrit ndaj medias amerikane mendohet se lidhet pikërisht me përmendjen e emrit të Vali Bizhgës në artikull.

Ndonëse një person me profil të ulët në publik, Bizhga luan një rol thelbësor në jetën politike të Ramës. Ky fakt është pranuar nga ai vetë kur mori drejtimin e qeverisë, duke njoftuar se me Vali Bizhgën do të punonte krah më krah në Kryeministri, ashtu siç kishte bërë edhe në bashkinë e Tiranës.

Ky raport i ngushtë midis Ramës dhe Bizhgës u konfirmua edhe nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, më 30 nëntor të 2018-ës.

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Kryemadhi u shpreh: “Vali Bizhga është Kryeministrja e vërtetë, kështu mendoj unë. Është njeriu që bën të gjitha gjërat. Bizhga mendoj se është personi që sakrifikon më shumë nga jeta personale në shërbim të Ramës. Ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën e Ramës. Në pamje të jashtme të jep përshtypjen si grua e brishtë, por është grua e fuqishme dhe përballon gjithë fluksin e punës. Është një nga njerëzit që menaxhon gjithë axhendën e Ramës. Ëngjëll Agaçi dhe Bizhga i zgjasin jetën Ramës në qeverisje.”

Dosja e Krimeve të Rënda/ Punësim në Drejtorinë e Burgjeve me urdhër të kabinetit të Ramës

Të fundit