Flash News

KRYESORE

Përgjimet fundosin vëllain e ministrit, Agron Xhafaj flet për anëtarë të tjerë të bandës në Itali

Jo vetëm Ermalin, i cili siç duket është sekseri dhe i besuari i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por Agron Xhafaj fundoset edhe më shumë, duke faktuar gjithnjë e më tepër akuzat e PD se vijon trafikun e drogës.

Gjatë përgjimeve në formë audio, që PD publikoi ditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme, Agron Xhafaj tërheq vëmendjen ndërsa bisedon me bashkëpunëtorin X në një lokal, teksa flet për anëtarët e tjerë të bandës kriminale në Itali.

“Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore”, shprehet gjatë bisedës Agron Xhafaj, por këtë shqetësim vëllai i ministrit ia përsërit dy herë, duke i kërkuar që të mos “e bezdisë” më pasi siç edhe thekson vazhdimisht “ ata po na sulmojnë, mua dhe vëllanë”, duke nënkuptuar kështu veten dhe vëllain ministër të Brendshëm.

Agron Xhafaj është dënuar me një vendim të formës së prerë në Itali me 7.2 vjet burg për trafik droge, por nuk ka kryer asnjë ditë burg. PD publikoi dita ditës fakte të reja që vërtetojnë se ministri Xhafaj e ka mbështetur politikisht që i vëllai të mos ekstradohet dhe t’i shpëtojë dënimit në Itali. Ai aktualisht është i lirë e mesa duket edhe duke drejtuar trafikun e drogës.

 

Të fundit