Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Habit kryebashkiaku Dako: Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin

Përgjimet/ Habit kryebashkiaku Dako: Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet për lidhjen me klanin mafioz Avdyli, hodhi poshtë akuzat se ai ka komunikuar në telefon me kryetarin e grupit, Astrit Avdyli.

Në përgjimin numër 5 dëgjohet Dako duke folur me një person që sipas “Bild” është Avdylaj, e po ashtu edhe sipas prokurorisë, që i thotë për t’u takuar. Në emisionin “Opinion”, Daku i tha gazetarit Blendi Fevziu, se ai zëri në telefonatë nuk është i Avdiut.

“Në përgjimin nr 5 unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Jam me një person tjetër, unë emrin nuk e them. E ka manipuluar një mendje e hollë nga Tirana këtë telefonatë. Mund të ketë folur dikush tjetër me numrin e atij. Nuk më intereson se me çfarë merren njerëzit me telefona rreth meje.

Në prokurori kanë dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur për këtë telefonatë. Nuk janë marrë në detaje, kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar materialet e Bashkisë”.

“Vlla, lale është shprehje e gjithë shqiptarëve.”, tha Dako, i cili mohon komunikimin me kreun e klanit mafioz nga Shijaku.

Të fundit