Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Krimet e Rënda bëjnë prapakthehu: Nuk duam të cënojmë lirinë e mediave

Përgjimet/ Krimet e Rënda bëjnë prapakthehu: Nuk duam

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën një hap pas, pas urdhrit të firmosur, i cili ndalonte publikimin në media të përgjimeve të dosjes 339. Sipas hetuesve, urdhri i djeshëm ka për qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, sepse publikimi i akteve mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve, emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete.

Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi kanë bërë një deklaratë, ku sqarojnë se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së medieve.

"Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet procedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e procedimit penal për shkak të funksionit që kryen.

Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çështjeje, nxjerrja e akteve me të dhëna të ndryshme që përbëjnë sekret hetimorë, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.

Duke vlerësuar rolin e medieve në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së medieve, por vetëm arsyet ligjore të lart përmendura", sqaron Prokuroria.

Të fundit