Flash News

KRYESORE

Përgjimet për grupin e Shijakut, gazetari: I njëjti skenar si në Maqedoni, por me një ndryshim

Për përgjimet e fundit të grupit të Shijakut ku i përfshirë është dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka komentuar dhe gazetari e historiani Arben Llalla.

Llalla i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha publikimete përgjimeve ditët e fundit në Shqipëri rreth grupit të Shijakut, janë të njëjta si me skenarin e përgjimeve në Maqedoni, por me një ndryshim.

“Po ndodh i njëjti skenar si në Maqedoni. Kryeministri Rama do bie shumë shpejt në gjunjë. Do jetë më tragjike, pasi Rama po i merr në mbrojtje ndërsa Gruevski i la të lirë. Unë dyshoj se në 2012-2013, kanë ardhur disa aparatura”, tha ai.

Ndërsa  pas ndërhyrjes së Artur Zheji se këto aparatura i përdorte Ministria e Brendshme, Llalla u shpreh; “Dyshoj se ashtu si në Maqedoni janë në dorë të njerëzve që duan të vënë drejtësi dhe barazi”.

 

Të fundit