Flash News

KRYESORE

Përgjimet publike për Avdylajt, ish-ministri: Skandal sa më s’ka!

Përgjimet publike për Avdylajt, ish-ministri: Skandal sa më

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përgjimet e publikuara së fundmi në media lidhur me grupin kriminal të Avdylajve, në të cilat implikohet edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Dhjetëra faqe dokumentesh zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!”, shkruan Manjani, i cili e cilëson këtë rast një skandaloze, pasi sipas tij dëmtohen hetimet e konsideruara të klasifikuara.

Reagimi:

Katatastrofë!

Dhjetëra faqe dokumentesh zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!

Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumenteve, në vend t’i ruante me fanatizëm i nxori në media në papërgjegjshmëri të plotë!!

Ato dokumente u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!

Skandal sa më s’ka!

Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!

E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!

 

Të fundit