Flash News

KRYESORE

“Përgjimet që dëgjoni ju në zyrë mua më vijnë në shtëpi nga Tiranë”, Bledar Naçi tregon kërcënimin e grupeve kriminale të Fierit

“Përgjimet që dëgjoni ju në zyrë mua më

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ish shefi i antidrogës në Fier ka deklaruar se në periudhën që ishte në qeli ishte kërcënuar nga personat me të cilët ndante qelinë, ai shprehet se ka pasur edhe konflikte qe atij mund t’i merrnin jetën por shpëtoi pasi ndërhyjnë policët e turnit.

I pyetur për grupet kriminale në Fier ai thotë se janë grup paralel me atë të Habilajve por më fuqishëm dhe janë shuam të mirë organizuar. Sipas Bledar Naçit këtij grupi nuk mund t’i ofrohet as policia.

“Aktiviteti i tyre është shumë i organizuar, jo vetëm në kultivimin e hashashit por edhe në trafikimin e heroinës dhe kokainës. Janë aq ë organizuar sa nuk mund t’u ofrohesh dot, janë shumë të organizuar sa policia nuk mund t’u afrohet dot këtyre grupeve, nuk mund t’u ofrohet dot.

Po të them dhe një herë, policia nuk mund t’u ofrohet dot këtyre grupeve, vetëm po të ketë drejtues policie që nuk kanë lidhje me to mund të ofrohet policia.

Kjo është e vërtetë nuk është akuzë. Dhe unë mund tua shpjegojë konkretisht. Gjatë muajit dhjetor 2013, Seksioni Antidrogës ku kam qenë edhe unë pjesë ka bërë një kapje sasie heroinë, 3.5 kilogramë e pastër dhe ky person është arrestuar dhe ka shkuar në burg dhe droga është sekuestruar. Gjatë hetimeve që kemi pasur na kanë dalë në lidhje me të, me numra telefonash persona që kanë biznese shumë të fuqishme në Fier. Po flas për biznese të mëdha dhe jo për lokale lagjesh dhe unë jam kërcënuar nga ky person për të cilin po flas unë edhe ish-kolegu im Antonio Nazerj.

Gjatë kohës që ky person dhe shumë persona të tjerë ishin nën hetim, vjen ky person dhe unë isha me kolegun tim Antoni Nazeraj dhe kërkon, na vjen aty ku ishim dh kërkon të flasë me ne. Urdhëro i themi çfarë ke për të thanë?

Dhe ai përgjigjet: Atë emrin tim mos e përmendni më, sepse ju e keni të kotë, mos shkruani më për mua dhe sepse ato disqet e përgjimit të bisedave që dëgjoni ju në zyrë, unë i dëgjoj në shtëpi dhe unë i marr të gatshme nga Tirana. Kështu na tha, mos u merrni më me mua, merruni me të tjerë, e kjo për ne ishte një kanosje për shkak të detyrës, se mund t’ia kalojmë mirë bashkë, por edhe mund të mos ja kalojmë mirë. Ky person bashkëpunonte dhe me grupe të tjera", ka deklaruar Naçi

Të fundit