Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Salianji publikon dokumentet: Vartësit e Xhafajt morën zërin e Agronit, prokurores që i ra shorit ju hoq çështja

Përgjimet/ Salianji publikon dokumentet: Vartësit e Xhafajt morën

Deputeti Ervin Salianji ka sjellë prova të cilat sipas tij tregojnë shkeljet e bëra nga prokuroria sa i takon hetimeve për audio përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Salianji paraqiti dokumente që sipas tij tregojnë se shtetasi Fredi Alizoti është shoqëruar nga policia e Fierit në prokurorinë e Krimeve të Rënda pa akt shoqërimi.

“Fredi Alizoti është shoqëruar pa akt shoqërimi nga Policia e Fierit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, tha Salianji në emisionin ‘Opinion’.

Më tej, deputeti demokrat, tha se kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë nga vartës të Ministrisë së Brendshme së bashku me tabulatet telefonike.

“Vartësit e Xhafajt kanë marrë kampionet e zërit të Agron Xhafajt, po vartësit e Fatmir Xhafajt kanë çuar tabulatët e telefonit.

Duhet të caktonin ekspert të pavarur, siç u bë me kompaninë që bëri ekspertizën”, deklaroi Salianji.

Deputeti i PD-së u ndal edhe tek prokurori i çështjes i cili ka bërë hetimet. Salianji tha se me short ishin caktuar dy prokurorë të tjerë por më pas është caktuar prokurori Gentian Osmani.

“Prokurori është caktuar pa short. Shorti i ka rënë një zonje, Pranvera Pustina. E kanë hequr për gjasme konflikt interesi.

Pastaj u caktua Përparim Kulluri me short. Gentian Osmani është vendosur dy javë më pas. Ky personi që është caktuar pa short ka bërë të gjitha hetimet”, u shpreh Salianji.

 

 

Të fundit