Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Veliaj sulmon gazetën Bild për llogari të Ramës dhe tre deputetëve të PS

Përgjimet/ Veliaj sulmon gazetën Bild për llogari të

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, kreybashkiaku Erion Veliaj u pyet nga panelisti Denis Dyrnjaja se si i priti përgjimet e bujshme të gazetës Bild, ku Partia Socialiste flet për blerje votash.

Veliaj, duke u shmangur nga pyetja e drejpërdrejë thotë se përgjimet ishin përkthyer mjaft mirë në anglisht, duke mos dhënë kështu një përgjigje tw vwrtetw.

“Së pari në këto katër vite kam mësuar të mos nxitohem. Në këtë situatë them se ai që i ka përkthuer  e flet anglishten mirë, duke parë se kishte një audiencë të madhe.  Unë marr denoncime për ditë.

Për mua është shqetësuese, unë besoj që kaq mjafton që drejtësia të bëjë punën edhe në Dibër. PS nuk do lejojë të mos shkojë një njeri në prokurori. Nuk më rezulton ndonjë socialist që t’i jetë shmangur drejtësisë.”- tha Veliaj.

Në përgjimet e publikuara së fundmi nga Bild, shfaqej Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia duke bërë pazare për blerjen e votave për zgjedhjet vendore të 11 shtatorit 2016 në Dibër.

Të fundit