Flash News

KRYESORE

Përgjimi/ Telefonata e Avdylajt me kryebashkiakun Kokomani: Nesër kafe me Gjushin, duam Ilir Ndraxhin deputet

Përgjimi/ Telefonata e Avdylajt me kryebashkiakun Kokomani: Nesër kafe

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Ndraxhi e ka marrë mandatin nga mbështetja e klanit kriminal Avdylaj. Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar përgjimet e bëra më 28 mars të 2017-ës, ku Astrit Avdylaj, kryetari i klanit kriminal Avdylaj bëri me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani.

Gjatë bisedës telefonike, Avdylaj i kërkoi Kryebashkiakun e Shijakut, që do të organizojë një takim me Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit me anëtarin e ardhshëm të parlamentit ”Liri” (Ilir Ndraxhi), një person që klani Kriminal Avdylaj kërkon që ta vendosë si anëtar të Partisë Socialiste.

Ndaj i kërkohet edhe kryebashkiakut të Shijakut të jetë aty. Takimi organizohet vetëm për të bërë këtë: të finalizojë marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS për parlamentin në Durrës, ku do të përfaqësojë interesat kriminale të klanit Avdylaj dhe klani Avdylaj do t’i ofrojë mbështetje të plotë fushatës së PS në Durrës.

Një pjesë nga biseda e zbardhur: 

Astrit Avdylaj - Alo

Kryebashkiaku i Shijakut - Hë mo

Astrit Avdylaj - Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut -Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj  -Mirë faleminderit, ca po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut -Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë

Astrit Avdylaj - Të bëftë mirë, por e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut -Po…

Astrit Avdylaj  -Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, Alo?

Kryebashkiaku i Shijakut  - Po, po të dëgjoj po..

Astrit Avdylaj  -Unë , ti Gjushi, Liri (Ilir Ndraxhi, deputeti i ardhëm i Shijakut), vëllai i Lirit dhe Jupi. ne do të pimë një kafe nesër për Durrës në orën 10:00. prandaj të mora sot me një fjalë.

-Atëherë, në orën 10 më duket se është 5 minuta te pallati i Kulturës, sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. ata kanë ceremoninë te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

- Do të takohemi te një kafe, do të sjellim edhe Paparitin, që të jemi jemi nesër, më kupton se çfarë dua të them?

-Pa merak, pa merak

Biseda e plotë: 

Të fundit