Flash News

KRYESORE

Përgjimi i Zaev, reagon Shkëlzen Berisha: Biseda tregoi qartë se llogari të kujt do e ndanin Kosovën, Rama&Co

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ra viktimë e një loje nga dy komedianë rusë, e për pasojë nxori në shesh planin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Kjo ngjarje solli një ‘furtunë’ reagimesh  edhe në Shqipëri. Mes personave që dënojnë këtë rast është edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nga biseda e Zaev del qartë se për llogari të kujt do e ndanin Kosovën, Rama&Co”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës, me komedianët rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se presidenti Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve, e ata mbështeten nga Turqia dhe Rusia, që po ashtu kanë të tjerë interesa.

Kryeministri maqedonas duke menduar se po fliste me Poroshenkon, tregoi se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se fjalët e tij janë të vërteta. Por ai shtoi se një pjesë e bisedave janë të prera dhe të montuara.

 

Të fundit