Flash News

KRYESORE

Përgjimi për Xhafajt/ Gazetari paralajmëron fakte të reja në emisionin ‘live’, ky është skenari i Ramës për ta ‘eklipsuar’  

Dje gazetari që realizoi audio-përgjimin me Agon Xhafaj dhe ‘dëshmitarin X’, tashmë të identifikuar si Albert Veliu, paralajmëroi se ditën e hënë (nesër) pritet të publikojë të tjera fakte që implikojnë edhe më shumë vëllain e ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës.

Jetmir Olldashi tha dje në konferencën për shtyp se jo çdo gjë është transmetuar nga PD-ja duke njoftuar kështu një pjesë të dytë që do të përcillet nga emisioni “Ajsberg”. Ky emision nis në orën 21.00 të mbrëmjes në “Fax News”, kohë kur kryeministri Edi Rama duket se po tenton ta sfumojë disi.

Kjo pasi shefi i qeverisë pritet që ditën e nesërme, në thuajse në të njëjtën kohë do të jetë i ftuar në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori.

Megjithatë, ndonëse vëmendja është fokusuar tashmë prej ditësh te faktet që publikon dita-ditës Partia Demokratike lidhur me implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës dhe mbështetjen politike që i ka siguruar Fatmir Xhafaj, siç akuzon opozita, mbetet për tu parë se në cilin ekran do të përqendrohet  audienca më e madhe.

 

Të fundit