Flash News

KRYESORE

Përhapja e sëmundjeve infektive në të gjithë botën, OBSH jep zgjidhjen

Përhapja e sëmundjeve infektive në të gjithë

Viruset dhe sëmundjet ngjitëse infektive janë problem për njerëzit nga e gjithë bota.

Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mënyra më e mirë për t'ju shmangur infeksioneve është vaksinimi.

Ekspertët e OBSH-së theksojnë se falë vaksinimit, lija po shkon drejt zhdukjes. Rastet e fruthit, rubeolës, tetanozit dhe shumë sëmundjeve të tjera kanë rënë në mënyrë drastike. Por dhe të prekurit nga poliomelitit janë zvogëluar me 99.9%.

Aktualisht, imunizimi parandalon 2 deri 3 milionë vdekje çdo vit dhe një numër prej 1.5 milionë vdekjesh mund të shmanget nëse mbulimi global i vaksinimit përmirësohet dhe më shumë.

Përveç parandalimit të vuajtjes dhe vdekjes, duke kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të të gjitha moshave, vaksinat gjithashtu ndihmojnë në ndërtimin e mbështetjen e ekonomive dhe shoqërive të forta.

Ka dhe shumë zëra që e lidhin për autizmin me vaksinimin. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron se nuk ka dëshmi të një lidhjeje ndërmjet vaksinave dhe çrregullimeve të spektrit autik.

Madje dhe një studimi i vitit 1998, i cili ngriti shqetësime rreth një lidhjeje të mundshme ndërmjet vaksinës së fruthit-shytave-rubeolës dhe autizmit, më vonë u zbulua se kishte të meta dhe ishte mashtrues. Artikulli më pas u tërhoq nga revista që e publikoi atë.

Të fundit